Roma pësoi një goditje të rëndë ditë më parëkur iu lëndua mesfushori Georginio Wijndum.
Holandezi iu bashkua Romës me shumë bujë nga Paris Saint Germain, por lëndimi i pësuar do ta mbajë jashtë fushave deri në janar.
Kësisoj Giallorosët janë rikthyer në tregun e transferimeve dhe duan transferimin e një tjetër mesfushori.
Ylli zviceran i Juventusit, Denis Zakaria është në krye të dëshirave të Jose Mourinhos.
Roma po e kërkon si huazim me të drejtë blerje për 18 milionë euro, teksa Juventus shpreson ta shesë menjëherë zviceranin.
Palët kanë nisur tanimë negociatat dhe të shtunën kur do të takohen në Allianz Stadium për tu përballur në kuadër të xhiros së tretë pritet të mbyllet marrëveshja.
Emra të tjerë në listën e Romës nëse nuk arrin Zakaria janë edhe Tameze (Hellas Verona), Harry Wink (Tottenham Hotspur) dhe Leandro Paredes (PSG).
Gjithsesi Zakaria mbetet prioritet dhe kryeqytetasit italianë shpresojnë që sa më parë të mbyllin marrëveshjen. /Telegrafi/