Site icon Telegrafi

Shumë diplomatë u larguan kur ministri i Jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shumë diplomatë u larguan të martën kur ministri i Jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Lexo po ashtu Ovacione për Ukrainën, Zelensky mban një fjalim emocionues nga Kiev derisa iu drejtua një sesioni të posaçëm të Parlamentit Evropian

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, diplomatët u larguan nga salla – , në shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska – kur filloi të shfaqej video-mesazhi i regjistruar paraprakisht i Sergej Lavrov.

“Faleminderit shumë për këtë shfaqje të mrekullueshme të mbështetjes për ukrainasit që po luftojnë për pavarësinë e tyre”, i tha turmës së mbledhur rreth një flamuri të madh ukrainas jashtë dhomës, ambasadorja e Ukrainës, Yevheniia Filipenko, e cila udhëhoqi daljen.

“Çdo pushtim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut … shkelje masive dhe humbje civile”, ka thënë ambasadori francez Jerome Bonnafont.

“Është e rëndësishme që Këshilli i të Drejtave të Njeriut të tregojë me këtë largim se është i bashkuar me Ukrainën dhe me popullin e Ukrainës”. /Telegrafi/

Exit mobile version