Karim Benzema është zyrtarizuar si lojtar i ri i klubit saudit, Al-Ittihad.
Sulmuesi francez i ka dhënë fund karrierës së tij mbresëlënëse me Real Madridin, për të nisur një aventurë të re.
Pas Cristiano Ronaldos, i cili nënshkroi për Al Nassr, një tjetër emër i madh i futbollit do të luajë në Arabinë Saudite.
Dhe natyrisht, për t’i bindur lojtarët e këtij niveli që ta kalojnë në një ligë më inferiore nevojitet një ofertë e majme.
Sipas raportimeve, Benzema do të përfitojë një total prej 600 milionë eurosh neto (rreth 200 milionë euro në sezon) gjatë qëndrimit trevjeçar (deri në vitin 2026) te Al Ittihad – duke i përfshirë edhe marrëveshjet nga reklamat. /Telegrafi/
Official, confirmed. Karim Benzema joins Al Ittihad on two year deal with option for further season. 🟡⚫️🇸🇦 #AlIttihad
Benzema will earn almost €200m per season net salary, commercial deals included. pic.twitter.com/vSrkL4zjJI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 6, 2023