Telegrafi

Shukri Buja: U bëmë bashkë me ata që jemi sharë, PDK duhet të shkojë në opozitë

Ish-deputeti Shukri Buja, ka thënë se PDK duhet të shkojë në opozitë për të nisur reformat dhe për të shpëtuar nga rënia.

Buja ka thënë për Express se votuesi i PDK-së s’e pranoi Haradinajn për kryeministër dhe as emrat e rinj për deputetë të kësaj partie. Sipas tij, faktori tjetër që ndikoi në rënien Partisë ishte edhe koalicioni me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin të cilët kishin drejtuar akuzat më të rënda ndaj PDK-së.

“Jemi bërë bashkë me njerëzit që jemi sharë deri në momentin e fundit”, ka thënë duke paralajmëruar rezultate të këqija për PDK-në edhe në zgjedhjet lokale, nëse nuk ndodhin reformat në këtë subjekt. “Po të pyetesha unë, do të shkoja në opozitë”.