Telegrafi

Shuhen shpresat e Unitedit për transferimin e Dembeles në janar – tani ‘pengesë’ është Ansu Fati

Manchester United nuk do mundet të transferojë Ousmane Dembelen as në afatin kalimtar të janarit që po vije.

Djajtë e Kuq tentuan që të transferonin sulmuesin francez në afatin kalimtar veror, mirëpo ishte lojtari që e refuzoi kalimin në Old Trafford.

Unitedi kishte shpresuar që të bindte janarit që të kalojë në radhët e tyre, mirëpo për ta tani është krijuar një pengesë e re.

Sipas asaj që raporton AS, Dembele nuk mund të largohet nga Barcelona, për shkak të lëndimit që ka pësuar Ansu Fati.

Lexo po ashtu Unitedi nuk heq dorë nga Dembele - mund të transferojë francezin si zëvendësues të Sanchos

Talenti nga Guinea Bisau me pasaportë spanjolle ka pësuar lëndim në muskuj dhe është bërë e ditur se do të mungojë më së paku për tre muaj.

Nga kjo situatë e krijuar, Barcelona nuk do të lejojë lojtarin që të largohet në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/