Telegrafi

Shuhen shpresat e Tyson Furyt – WBA i cakton Usykut kundërshtarin e detyrueshëm

WBA i ka caktuar Olsekandar Usykut kundërshtarin e detyrushëm, pas dështimit për të arritur një marrëveshje me Tyson Furyn për titullin e kampionit të padikutueshëm.

Ukrainasi është urdhëruar të mbrojë titujt e tij të unifikuar në peshën e rëndë dhe kundërshtari i tij do të jetë Daniel Dubois.

Megjithëse pranoi një ndarje me Furyn në 70-30 të të ardhurave, Usyk përfundimisht i stopoi bisedimet me britanikun pasi u lodh nga kërkesat e tij të tepruara, duke përfshirë një klauzolë të revanshit për t’u larguar nga kontrata e tyre për luftë.

Lexo po ashtu Dështon meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Pritja për kampionin e parë të padiskutueshëm të peshave të rënda në më shumë se dy dekada vazhdon, dhe anulimi i bisedimeve me Furyn do të thotë se Usyk tani do ta kthejë vëmendjen e tij te një britanik tjetër – Dubois.

Dështimi i Furyt, është shumë triumfuese për Dubois në këtë rast, me WBA-në që tani po ec përpara me kërkesat e tyre të detyrueshme dhe urdhëron Usyk të fillojë negociatat me 25-vjeçarin.

Të dyja palët kanë tani 30 ditë për të përmbyllur kushtet për takimin e tyre, pas së cilës do të hyjnë në bisedime për ndarjen e parave.

Lexo po ashtu Tyson Fury publikon videon që të gjithë e prisnin mes dilemave për duelin me Usyk

Dubois është duke u përgatitur për sfidën e tij të parë të titullit botëror në peshën e rëndë dhe padyshim testin më të madh të karrierës së tij gjashtëvjeçare deri më tani.

Boksieri nga Greenwich ka realizuar 19 fitore, 18 prej të cilave erdhën me nokaut, me humbjen e tij të vetme nga rivali vendas Joe Joyce në nëntor 2020. /Telegrafi/