Site icon Telegrafi

Shtyhet takimi Kurti-Mustafa

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ishte paraparë të mbahet në ora 14:00 është shtyrë për në ora 15:00.

Këtë e ka mësuar Telegrafi nga burimet e saj brenda dy partive.

Ky takim i Kurtit-Mustafës është vazhdim i takimit të së martës, i cili zgjati tri orë por pa rezultate.

Ndryshe, LVV ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku u bë e ditur se kjo parti do t’ia dërgojë presidentit Thaçi, gjatë ditëve në vazhdim emrin e mandatarit për kryeministër. /Telegrafi/

Exit mobile version