Telegrafi

Shtyhet sërish procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri

Foto: Arkiv

Shtyhet sërish procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri, proces në të cilin Tahiri kërkon njohjen e shlyerjes prej tij të një pjese të mirë të dënimit fillestar prej 3 vite e 4 muajsh shërbim prove, dënim i marrë në shtator të vitit 2019.

Më pas Prokuroria e Posaçme SPAK ndryshoi dënimin për ish-ministrin me 3 vite e 4 muaj burg. Në këto kushte Tahiri kërkon të njihet koha e shlyer nga dënimi fillestar.

Nëse do ti pranohet kërkesa, Tahiri do të përfitojë ulje dënimi me 1 vit e 6 muaj. Ndërkohë është i paqartë fakti që ish-ministri dhe avokati i tij mbrojtës Maksim Haxhia nuk paraqiten për të disatën herë në procesin gjyqësor që ata vetë e kanë kërkuar dhe kanë interes për të, raporton Euronews Albania.

Ndërkohë pranë gjykatës Elbasan ka mbërritur dhe një kërkesë tjetër për nga ish-ministri Tahiri, i cili i kërkon Gjykatës uljen e përvitshme të dënimit me 90 ditë për sjellje të mirë. /Telegrafi/