Seanca e posaçme për ndryshimet në qeveri është shtyrë për të martën. Arsyeja e shtyrjes është se ndryshimet ende nuk janë dekretuar nga presidenti Bajram Begaj. Ora se kur pritet të mbahet seanca ditën e nesërme pritet të zbulohet më vonë gjatë ditës së sotme.
Ndryshimet që u komunikuan në kongresin e PS të dielën e 28 korrikut janë si më poshtë:
Ministria e Brendshme – Largohet Taulant Balla, vjen Ervin Hoxha
Ministria e Financave – Largohet Ervin Mete, vjen Petrit Malaj
Ministria e Mbrojtjes – Largohet Niko Peleshi, vjen Pirro Vengu
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Largohet Elisa Spiropali, vjen Taulant Balla
Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se zëvendësime do ketë edhe në parlament për PS-në. Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Bledi Çuçi do të largohet nga drejtimi i grupit parlamentar dhe do të bëhet nënkryetar i Kuvendit.
Ndërkohë Niko Peleshi, i cili më parë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, do jetë tanimë në krye të grupit parlamentar të PS-së. /Euronews/