Këngëtari i popullarizuar, Blero Muharremi, tash e një kohë ka qenë në përgatitje të albumit të ri.
Por, albumi që ishte paraparë të publikohej në muajin qershor , do të shtyhet për në korrik.
Kjo është bërë e ditur nga vet Blero, përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.
“Me keqardhje ju informoj që albumi im ‘6 copë jetë’ shtyhet deri më datën 14 korrik për shkaqe teknike. Ju dua shumë të gjithëve dhe më vjen keq. E di që po e prisni padurim”, shkuan mes të tjerash Muharremi.
Sa i përket projekteve muzikore, “S’ke jetë” në bashkëpunim me Teuta Selimin, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ai. /Telegrafi/