Telegrafi

Shtyhet prodhimi i BMW i8 Spyder

Adhuruesit e BMW-së kanë qenë në pritje të modelit BMW i8 Spyer, por duket se ata duhet të presin pak më shumë për prodhimin e veturës së re.

Faqja Motoring raporton se prodhimi i këtij modeli është shtyrë dhe nuk do të arrijë deri në vitin 2017 ose 2018.

Raportohet se sivjet nuk do të prezantohen modele të BMW-së dhe i8 mund të dështojë në treg shkaku i lansimit të i5 gjatë vitit të ardhshëm.

Ende nuk është bërë e ditur se për çfarë arsye është shtyrë prodhimi, por raportohet se BMW është duke pritur të përmirësojë fuqinë e këtij modeli.

Koncepti i8 Spyder për herë të parë është prezantuar në vitin 2012, por BMW së fundmi prezantoi versionin e përmirësuar në Consumer Eletronics Show.