Telegrafi

Shtyhet përballja mes Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulevit shkaku i krizës nga coronavirusi

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua nuk do të mund të mbrojë titullin në muajin qershor kundër Kubrat Pulevit, shkaku që përballja mes tyre është shtyrë.

Meçi i peshave të rënda do të zhvillohej më 20 qershor në stadiumin e Tottenham Hotspurit, mirëpo nuk do të mbahet.

Promovuesi i AJ, Eddie Hearn ka paralajmëruar datën 25 korrik si ditën kur mund të zhvillohet meçi, mirëpo nuk është zyrtare.

Anthony Joshua e Kubrat Pulev (Photo by Stu Forster/Getty Images)

“Mbrojtja e titujve IBF, WBA, WBO dhe IBO në peshat e rënda për Anthony Joshuan kundër sfiduesit Kubrat Pulev që do të zhvillohej më 20 qershor në Tottenham Hotspur Stadium është shtyrë”, ka thënë ai.

“Një datë e re do të vendoste në takimin e kryesisë së boksit dhe ajo do të mbahet në ditët në vazhdim”.

Lexo po ashtu Pulev i gatshëm të ndeshet me Joshuan pa spektatorë

“Ne do të tregojmë se kur do të mbahet përballja, derisa po tentojmë që ajo të zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit”, ka shtuar më tej ai.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja për stadiumin e Spurs, atëherë si alternativa janë edhe Wembley, Principality Stadium i Cardiffit. /Telegrafi/