Site icon Telegrafi

Shtyhet ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit

Ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Kosovës që ishte caktuar të zhvillohej sot (e hënë), është shtyrë për një datë tjetër.

Prishtina ishte nikoqir i Gjilanit në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” nga ora 19:45, mirëpo takimi nuk do të zhvillohet.

MKRS nuk i ka dhënë leje klubit kryeqytetas që ta zhvillojë këtë duel pasi ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit, thuhet në njoftimin e KP.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka njoftuar klubet për këtë dhe sfida do të caktohet në një datë tjetër.

Lexo po ashtu Lajmet nga Superliga

Ishte pritur një atmosferë e mirë sporti në stadium nga tifozët e të dyja skuadrave.

Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin e rinovuar, “Fadil Vokrri”, ishte ajo e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Kampioni nga edicioni i kaluar triumfoi përballë fituesit të Kupës, për ta fituar Superkupën e parë në histori të klubit nga Gjilani.

 

 

Exit mobile version