Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich nuk po kalon momentet më të mira në kampionatin gjerman.
Gjigantët gjerman aktualisht janë në pozitën e gjashtë në Bundesliga dhe po mendojnë ta përforcojnë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Bavarezët janë duke monitoruar situatën e mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar që po shkëlqen me Interin.
23-vjeçari është në bisedime ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 por që klubi po mendon t’ia zgjasë edhe më shumë.
Bayerni po mendon të ofrojë rreth 80 milionë euro në janar për ta rrëmbyer Skriniarin nga Interi.
Por për të arritur deri te mbrojtësi i talentuar sllovak, Bayerni duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha.
Barcelona, Manchester United dhe Chelsea janë ekipet tjera që kanë kërkuar shërbimet e Skriniarit.
Ditëve të fundit u përmend për interesimin e Bayernit, por duket se kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë marrë seriozisht transferimin e sllovakit.
Skriniar iu bashkua Interit në verën e vitit 2017 nga Sampdoria për 27 milionë euro. /Telegrafi/