Telegrafi

Shtohen lëndimet te Barcelona, shkon në gjashtë numri i të lënduarve

Debutimi i Malcom në Ligën e Kampionëve ishte me gol ndaj Interit. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Trajneri Ernesto Valverde, tani më ka kokëdhimbje sa i përket formacionet me PSV-në Ligën e Kampioneve, pasi gjashtë lojtarë janë të lënduar. 

Sergi Roberto, Thomas Vermaelen dhe Rafinha, ishin të konfirmuar më herët sa i përket mungesës.

Listës i është shtuar gjatë ditës edhe Luis Suarez.

(Foto: Getty Images)

Por nuk ndalet me kaq pasi edhe Arthur dhe portierin holandez Jesper Cillesen, i janë shtuar listës të dëmtuarve të klubit.

Sulmuesi uruguaian pritet të mungojë rreth dy javë.

Ter Stegen do të mungojë nga dy deri në tri javë.

Sa i përket brazilianit Arthur, ai do të mungojë vetëm në ndeshje me PSV-në, por do të jetë gati në fundjavë.

Valverde ka njoftuar se mesfushorët Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, janë gati. /Telegrafi/