Trajneri Ernesto Valverde, tani më ka kokëdhimbje sa i përket formacionet me PSV-në Ligën e Kampioneve, pasi gjashtë lojtarë janë të lënduar.
Sergi Roberto, Thomas Vermaelen dhe Rafinha, ishin të konfirmuar më herët sa i përket mungesës.
Listës i është shtuar gjatë ditës edhe Luis Suarez.
Por nuk ndalet me kaq pasi edhe Arthur dhe portierin holandez Jesper Cillesen, i janë shtuar listës të dëmtuarve të klubit.
Sulmuesi uruguaian pritet të mungojë rreth dy javë.
Ter Stegen do të mungojë nga dy deri në tri javë.
Sa i përket brazilianit Arthur, ai do të mungojë vetëm në ndeshje me PSV-në, por do të jetë gati në fundjavë.
Valverde ka njoftuar se mesfushorët Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, janë gati. /Telegrafi/