Site icon Telegrafi

Shtiu me breshëri plumbash mbi një grup njerëzish, plagosen dy kalimtarë rasti – policia e New Yorkut publikon pamjet

Një video e publikuar nga policia e New Yorkut, shfaq momentin kur një burrë në mënyrë komplet të çorientuar shtie me revole rrugëve të Bronxit mbi një grup njerëzish – ku si pasojë dy burra janë plagosur.

“I kërkuar për sulm me armë, e njihni këtë njeri”, ka shkruar policia e New Yorkut përbri videos së publikuar në Twitter, transmeton Telegrafi.

Një 26-vjeçar është qëlluar në kofshë, e të njëjtin fat e pat edhe një 21-vjeçar, pjesëtarë i ushtrisë amerikane që kishte ardhur për pushime tek familja.

Që të dy pasi u dërguan me urgjencë në spital dhe pas trajtimit, raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

E siç mund të shihet në video, askush nuk ka shkëmbyer ndonjë fjalë me njëri-tjetrin – thjesht kanë ndodhur shkrepjet në drejtim të një grupi kalimtarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version