Telegrafi

Shtiu me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje, qëllohet vajza 1-vjeçare në Kaliforni – policia fillon hetimet

Një sulmues i panjohur në Oakland të Kalifornisë, ka shtënë në drejtim të një veture në lëvizje, ku si pasojë ka qëlluar një vajzë 1-vjeçare.

Policia amerikane kishte pranuar telefonatën për një incident, kur u shfaq në vendin e ngjarjes, gjetën vajzën 15-muajshe me plagë të armës së zjarrit, transmeton Telegrafi.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital, kurse pas intervenimit gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Foshnja gjatë të shtënave gjendej brenda një veture me ngjyrë të kuqe.

E kamerat e sigurisë nga një qendër tregtare, kanë kapur momentin kur vetura afrohet dhe nga ajo dalin disa persona që kërkojnë ndihmë.

Policia ka njoftuar se ka filluar hetimet, ndërsa akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi. /Telegrafi/