Site icon Telegrafi

Shtime, në një kishë shfaqen grafite me shkronjën “Z”

Foto ilustruese

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona deri më tani të panjohur kanë shënuar në objektin e një kishe grafite provokuese.

Sipas njoftimit të policisë, shkronja Z është shkruar në muret e  objektit të kishës në Shtime që ndodhet në rrugën “Skender Salihaj”.

Rasti është paraqitur të premten dhe është duke u hetuar nga organet relevante.

Kujtojmë “Z” është simboli i forcave të armatosura ruse, i cili shënon invazionin rus në Ukrainë.

Lexo po ashtu Pse Rusia përdorë shkronjën “Z” në mjetet luftarake në Ukrainë dhe çfarë do të thotë?

Ekspertë të sigurisë kanë paralajmëruar se edhe Kosova mund të jetë si pjesë e planit të Rusisë për destabilizim të Ballkanit.

Organet shtetërore janë deklaruar se nuk duhet të ngrihet panik për këtë çështje derisa janë shprehur se është rritur vigjilenca sa i përket përpjekjeve të mundshme për destabilizm të vendit./Telegrafi/

Exit mobile version