Site icon Telegrafi

Shteti i parë amerikan që bëhet me “barriera” solare në autostradë, ato do të furnizojnë me energji 100 shtëpi

Shteti amerikan Massachusetts mund të jetë shteti i parë që ka vendosur “barriera” solare kundër tingujve të ndryshëm pranë rrugëve.

Bateria solare e dizajnuar nga kompania Ko-Solar, paraqet një sistem inovativ që do të zëvendësojë panelet standarde, transmeton Telegrafi.

Fjala është për kompaninë e specializuar për vendosjen e paneleve solare në vendet pranë zonave industriale – me qëllim që barrierat kundër tingujve të kryejnë punën e tyre.

E nëse gjithçka shkon sipas planit, autostrada Interstate 95 në rrethinën e Bostonit do të mund të ishte burim i ri interesant i energjisë së ripërtërishme.

Kompania Ko-Solar në këtë projekt ka bashkëpunuar me ministrinë e Transportit (MasDOT) në Massachusetts, për të vendosur panele solare në një gjatë prej 800 metrave.

“Nëse tregohet projekt i suksesshëm, atëherë sigurisht se do të hap dyert për vendet e tjera. Shumë shtete tashmë kanë barriera kundër tingujve që minimizojnë zhurmën në zonat industriale, e në to kemi vendosur panelet që gjithashtu do të absorbojnë energji të pastër”, tha Mohammed Siddiquei, partner i kompanisë Ko-Solar.

Panelet mund të vendosen nëpër lagje, me qëllim që shumica e energjisë të mblidhet dhe më pas shpërndahet në zonat me shumë banorë.

Panelet do të jenë në pronësi të kompanisë Solect Solar, derisa ministria do ta blejë më lirë energjinë elektrike për disa cent për kWh në raport me çmimin standard.

Pritet që ky projekt inovativ  të akumulojë 800 mWh energji në vit, që do të jetë mjaftueshëm për furnizim me energji elektrike për rreth 100 shtëpi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version