Telegrafi

Shteti i motoçikletave: Ja çfarë bartin ato në Vietnam (Foto)

E njohur për kuzhinën fenomenale, panorama madhështore të pjesëve rurale dhe qytete që gumëzhijnë, është edhe një gjë tjetër që bie në sy në Vietnam.

Fotoreporteri Lee Thompson, i cili ka marrë çmime të shumta në fotografi, ka qenë në Libi gjatë luftës civile, ka përcjellë revolucionin në Egjipt, si dhe ka qenë në Japoni pas cunamit shkatërrues.

Kësaj radhe ai ka kaluar 14 ditë në vende të ndryshme të Vietnamit, ku ka fotografuar disa nga momentet më të mira, por edhe mbingarkesat e çuditshme të motoçikletave, transmeton Telegrafi.

Shikoni më poshtë, pamjet që ka regjistruar Thompson në vendin që llogaritet se ka rreth 170 milionë motoçikleta. /Telegrafi/