Telegrafi

Shtetet që i kanë dhënë më së shumti fitues Topit të Artë (Foto)

Sonte (e hënë) nga ora 20:00 fillon ceremonia për ndarjen e Topit të Artë.

Gjermania dhe Holanda janë dy vendet me më së shumti fitues (7), e ndjekur nga Franca dhe Argjentina me nga gjashtë.

Nga pesë fitues kanë Brazili, Anglia, Portugalia dhe Italia, kurse Bashkimi Sovjetik me tri.

Lexo po ashtu Ekipet me më së shumti lojtarë që kanë fituar Topin e Artë (Foto)

Gjermania nuk ka fituar që nga Matthias Sammer në 1996, por këtë trofe e kanë fituar nga dy herë edhe Franz Beckenbauer e Karl-Heinz Rummenigge, ndërsa nga një herë Gerd Muller dhe Lothar Matthaus.

Kurse për Holandën Johan Cruyff dhe Van Basten (nga tre herë) dhe Gullit. Për Francën kanë fituar Zinedine Zidane, Jean-Pierre Papin, Michel Platini tre herë dhe Raymond Kopa.

Për Argjentinën pesë herë e ka fituar Leo Messi dhe një herë Alfredo Di Stefano. /Telegrafi/