Telegrafi

Shtetet e Bashkuara zhvendosin ambasadën nga Kievi në Lviv

Shtetet e Bashkuara po mbyllin përkohësisht ambasadën amerikane në Kiev – duke e zhvendosur në Lviv, qytet në perëndim të Ukrainës, kjo pas tensionimit më të madh të situatës, ka njoftuar Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, shkruan CNN.

“Kam urdhëruar këto masa për një arsye – sigurinë e personelit tonë – dhe fuqishëm bëjë thirrje që të gjithë shtetasit amerikanë në Ukrainë të largohen nga ai vend”, ka shtuar Blinken, transmeton Telegrafi.

“Këto masa për asnjë moment nuk e zbehin përkrahjen tonë apo përkushtimin ndaj Ukrainës. Përkushtimi ynë për sovranitet dhe integritet territorial të Ukrainës është i padiskutueshëm”, tha ndër tjera Sekretari amerikan.

“Po vazhdojmë përpjekjet tona të sinqerta të arrijmë një zgjidhje diplomatike dhe mbetemi të përkushtuar. Rruga për diplomaci mbetet e hapur nëse Rusia vendosë të angazhohet me një qëllim të mirë”, tha për fund Blinken. /Telegrafi/