Site icon Telegrafi

Shtetet e Bashkuara me plan në rast se Rusia përdor armët e saj më të fuqishme

Shtëpia e Bardhë ka formuar një ekip të ekspertëve të sigurisë, që hartojnë plane në rast se presidenti rus Vladimir Putin, i revoltuar me mossuksesin në Ukrainë, vendosë të përdorë armët kimike, biologjik dhe bërthamore.

Siç raporton New York Times, grupi i quajtur “Tiger” po shqyrton mundësinë e kundërpërgjigjes, nëse Putin do të sulmonte brenda territorit të NATO-s me armatimin e “dedikuar” për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Ky ekip takohet tri herë në javë duke mbajtur mbledhje të fshehta. Është shqyrtuar mundësia e kundërpërgjigjes ndaj Rusisë, nëse vendosë të zgjerojë luftën në shtetet fqinje, përfshirë Moldavinë – duke e përgatitur Evropën për valën e refugjatëve që nuk është parë me dekada.

Lexo po ashtu Britania e Madhe do t’ia dërgojë Ukrainës edhe 6 mijë raketa

Derisa një muaj më parë skenarë të ngjashme tingëllonin si teori konspirative, tani në rrethin e ngushtë të Brukselit dhe Shtëpisë së Bardhë janë të vetëdijshëm që Rusia mund të përdorë armët e saj më të fuqishme për të qenë në epërsi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për herë të parë ka thënë se përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë – qoftë edhe brenda kufijve të Ukrainës – do të mund të kishte “pasoja të tmerrshme” për banorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Lexo po ashtu Biden arrin në selinë e NATO-s në Bruksel, fotografohet me liderët e tjerë të vendeve anëtare

Stoltenberg foli edhe për frikën se e reve kimike apo radioaktive që do të mund të përhapeshin përtej kufijve.

Ekipi aktual “Tiger” është formuar me vendimin e këshilltarit për siguri të presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan, gjatë 28 shkurt – 4 ditë pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Lexo po ashtu Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Stoltenbergut i zgjatet për një vit mandati në krye të NATO-s

Një ekip paraprak kishte punuar me muaj të tërë – duke përgatitur qeverinë amerikane në rast të sulmit rus në Ukrainë.

Ky ekip ka luajtur rol kyç në vënien e sanksioneve Rusisë, shpërndarjen e trupave të NATO-s nëpër shtete dhe armatosjen e ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/

 

Exit mobile version