Telegrafi

Shtetet e Bashkuara mund të aprovojnë ndihmën 10 miliardë dollarëshe për Ukrainën

Kongresi amerikan pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë ndihmën dhjetëra miliardëshe, si asistencë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit aprovimin e ndihmës 10 miliardë dollarëshe për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Është thënë se gjysma e mjeteve do të shkojnë për zbarkimin e trupave amerikane në rajon duke i ofruar pajisje ushtarake Kievit, derisa pjesa tjera për Departamentin amerikan të Shtetit dhe Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për ndihmë në sektorin e sigurisë dhe ekonomisë.

Kongresi do ta thotë fjalën e fundit dhe ky proces pritet të përshpejtohet, duke parë nevojën e madhe për ndihmë në Ukrainë ku prej 12-ditësh po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. /Telegrafi/