Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kishin informuar Rusinë për vizitën e Joe Bidenit në Kiev, vetëm pak orë para se të arrinte atje.
“I kemi njoftuar rusët se presidenti Biden do të udhëtojë në Kiev”, tha këshilltari për Siguri Nacionale, Jake Sullivan, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se këtë e kishin bërë pak orë para se të arrinte Biden në Kiev – duke mos i zbuluar qëllimet apo natyrën e vizitës.
Kujtojmë që Biden sot vizitoi Kievin, vizitë kjo e paparalajmëruar që bëri bujë në mediat botërore.
Biden u takua atje me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilit ia ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. /Telegrafi/