Site icon Telegrafi

Shtetet e Bashkuara dërgojnë ndihma humanitare për Ukrainën në vlerë prej 54 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot se po dërgojnë 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, në vendin që është futur për të katërtën ditë me radhë në luftime të ashpra me trupat ruse, që filluan invazionin më 24 shkurt.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në “ndihmën urgjente humanitare të Ukrainës”, transmeton Telegrafi.

Kjo asistencë e re do të dërgohet përmes organizatave joqeveritare, ku do të ketë ushqim, ujë të pijshëm e pajisje medicinale”, shtoi Blinken.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndarë për Ukrainën 405 milionë dollarë, që kur Rusia pati filluar tentim pushtimin e Ukrainës në vitin 2014, që rezultoi me aneksimin e Krimesë nga ana e Kremlinit. /Telegrafi/

Exit mobile version