Site icon Telegrafi

Shtetet arabe refuzojnë kushtin e Izraelit – lirimin e pengjeve për armëpushimin humanitar

“Një bisedë shumë, shumë e detajuar, shumë e hapur, shumë e hapur”.

Kështu e përshkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, takimet e djeshme në Aman midis ministrave të jashtëm arabë dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku shtetet arabe bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm – në vend të pauzave humanitare që tani përkrahën nga Uashingtoni.

Lexo po ashtu Blinken me vizitë të papritur në Bregun Perëndimor, presidenti palestinez tregon se çka i premtoi zyrtarit amerikan

Ai pohoi se është i papranueshëm kushti izraelit, “lirimi i pengjeve për pauzë humanitare”, raporton bbc.

Ai tha se të gjitha shtetet arabe kanë bërë thirrje për lirimin e civilëve, por ai akuzoi Izraelin se “mori peng 2.3 milionë palestinezë” duke u mohuar atyre shërbimet thelbësore dhe shkatërruar shtëpitë e tyre.

Javën e kaluar, Jordania tërhoqi ambasadorin e saj nga Tel Avivi, shteti i parë arab që ndërmori këtë hap.

Lexo po ashtu Blinken: SHBA po punon fort për të ndaluar përhapjen e konfliktit

“Gjithçka është në tryezë,” u përgjigj ai kur pyeta nëse traktati i paqes i Jordanisë me Izraelin mund të rrezikohej.

Ndryshe, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, deklaroi se gati 10 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi fushatën si kundërpërgjigje të sulmeve të 7 tetorit të militantëve të Hamasit. /Telegrafi/

Exit mobile version