Site icon Telegrafi

Shtetasit e Sirisë sulmojnë punëtorin e sigurimit në Qendrën e Azilit në Lipjan

Punëtori i sigurimit në Qendrën e Azilit në Lipjan është sulmuar nga dy shtetas të Sirisë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 14:50.

“Viktima mashkull kosovar punëtor sigurimi në Qendrën e Azilit, ka raportuar se është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj shtetas të Sirisë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të
rregullt”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

Exit mobile version