Telegrafi

Shtetasi sirian pasi bleu një banesë në veri të Mitrovicës, ia uzurpon një femër serbe

Foto: Ilustrim

Një sirian ka raportuar se banesën që e kishte blerë nga një femër serbe është uzurpuar nga një femër tjetër serbe.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 në rrugën Oslobogjenje, në veri të Mitrovicës.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si më lartë.

“Ankuesi mashkull sirian ka raportuar se banesën qe e kishte blerë nga një femër serbe, tani është uzurpuar nga një e dyshuar femër serbe. Të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në raport. /Telegrafi/