Një sirian ka raportuar se banesën që e kishte blerë nga një femër serbe është uzurpuar nga një femër tjetër serbe.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 në rrugën Oslobogjenje, në veri të Mitrovicës.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si më lartë.
“Ankuesi mashkull sirian ka raportuar se banesën qe e kishte blerë nga një femër serbe, tani është uzurpuar nga një e dyshuar femër serbe. Të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në raport. /Telegrafi/