Site icon Telegrafi

Shtetasi i Shqipërisë nuk respekton urdhrat e policëve në Dragash, tenton t’i godasë me veturë  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe me veturën e tij ka tentuar t’i godasë ata, gjegjësisht njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:49 në Dragash.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

.

Exit mobile version