Telegrafi

Shtetasi i huaj vjedh një çantë në Prishtinë dhe lëndon dy policë gjatë arrestimit

Foto: Ilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar sot në mesditë në qendër të Prishtinës, pasi ka vjedhur një çantë nga një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KosovaPress, se njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizojë dhe identifikojë personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj.

Sipas tij, gjatë arrestimit te personit te dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve.

“Zyrtarët policorë kanë arrit që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, tha ai.