Telegrafi

Shtetasi i huaj i cili shkaktoi aksidentin me fatalitet në Podujevë gjendet në QKUK nën mbikqëyrje të Policisë

Policia e Kosovës njofton se me datën 18.11.2019 prokurori kujdestar i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve kundër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale në Podujevë me datë 15.11.2019.

Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë.

Lexo po ashtu Aksidenti në Podujevë, humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë

Ndryshe në Podujevë si pasojë e këtij aksidenti të rëndë në fshatin Lluzhanë të Podujevës ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar./Telegrafi/