Telegrafi

Shtetasi gjerman tentoi të vetëvritet në Gjakovë, konsumoi alkool dhe barna

Një punonjëse e një hoteli ka raportuar se një person në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si dhe kishte shenja gjaku në gojë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:10 në rrugën “Wesley Clark”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima (shtetas gjerman) është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.

“Dëshmitarja femër kosovare punëtore e një hoteli ka raportuar se një person në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si dhe kishte shenja gjaku në gojë. Viktima mashkull  shtetas gjerman është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas mjekut kujdestar, viktima kishte konsumuar alkool si dhe medikamente te llojeve te ndryshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurimi i të cilit vazhdon në spital. /Telegrafi/