Dy shtetas të huaj, një marokenë dhe një algjerian janë arrestuar pasi me forcë kanë hapur veturën e një personi dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë syze.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:10, në Pejë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar një marokenë dhe një algjerian, pasi që të njëjtit me forcë kanë hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë syze. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/