Telegrafi

Shtetet e Bashkuara i dërgojnë Ukrainës dy sisteme të avancuara të mbrojtjes kundërajrore – NASAMS

Anëtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë dy sisteme tjera të mbrojtjes kundërajrore NASAMS në Ukrainë.

Sipas Kirby, këto dy sisteme të avancuara raketore pritet të arrijnë në Ukrainë shumë shpejtë, me qëllim që ukrainasit të mund të mbrohen nga agresioni rus, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky i ka kërkuar vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë, në mënyrë që të mund t’i kundërvihen rusëve.

E presidenti amerikan Joe Biden qysh në fillim ishte skeptik lidhur me dërgimin e armëve të rënda, nga frika se mund të esklaoj tutje situata në Ukrainë.

Megjithatë i dërguan sisteme të avancuara raketor me rreze të shkurta veprimi, siç është HIMARS që godet objektivat me një precizitet të paparë.

E kësaj iniciative për dërgimin e armëve të rënda iu bashkuan edhe Britania e Madhe, Gjermania e shumë shtete tjera perëndimore, duke arritur kështu të ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/