Pas uraganit Harvey, SHBA-të pritet t’i godas Irma.
Mijëra qytetarë të shtetit të Floridas, Miami janë evakuuar ndërsa tashmë raportohen se kanë ndërruar jetë 13 persona në Karaibe.
Uragani Irma pritet të shkaktojë dëme edhe në shtëpitë e yjeve botërore të muzikës dhe hollivudit, të cilët kanë shtëpi në Miami.
Gloria Estefan, P.Diddy, Roy e Lea Black të gjithë kanë shtëpi në ishullin që do të goditet prej uraganit Irma.
Por, përveç këtyre edhe shumë të famshëm të tjerë si Phil Collins, Shakira, Dwayne Wade e Birdman kanë shtëpi në brigjet e Miamit.
Ndryshe, uragani Harvey ka marrë jetën e 20 personave dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale. /Telegrafi/