Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) ka treguar se shtëpitë e rrënuara në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit, kanë qenë pa leje ndërtimi. Sipas kësaj ministre, aksioni ka pasur qëllim ndërprerjen e ndërtimeve në zonën me rëndësi të vençat ekonomike.
“Në aksionin e përbashkët të komunës së Obiliqit, MMPH-së, KEK-u, në asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere. Të gjitha këto objekte paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, po ashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit. Qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, ‘Fusha e mihjes së re’”, thekson njoftimi i MMPH-së.
Sipas kësaj ministrie, ndërtimet në këtë zonë nuk duhet të fillojnë, pa u konsultuar me organet kompetente dhe pa leje paraprake, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, nga Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ), kanë thënë se rrënimi i themeleve të shtatë shtëpive është bërë pa as një paralajmërim paraprak.
“Rreth 50 banorë të Hades kanë dalë për të protestuar ndërsa ekskavatorët bënin shembjen e shtatë themeleve të shtëpive në Haden e Vjetër. Ky aksion është bërë pa paralajmërim paraprak për banorët rreth shembjes së themeleve të shtëpive, Banorëve që kishin dalë për të protestuar nuk i është treguar asnjë dokument ligjor, apo urdhëresë e gjykatës për shembjen e themeleve të shtëpive, Banorët e irrituar deklarojnë, se vetë shembja e themeleve po bëhet në mënyrë selektive, duke shmangur shembjen e themeleve të pronave të individëve që janë të afërt me pushtetin dhe që në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar shtëpi me qëllim kompensimin e mëvonshëm financiar”, është thënë në një deklaratë për media të FIQ-it . /Telegrafi/