Site icon Telegrafi

Shtëpitë e basteve vendosin kuotat për favoritët e Ligës së Kampionëve këtë sezon – prinë Man City, Real Madridi i gjashti

Sot (e premte) pritet të hidhet shorti për çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa po qarkullojnë edhe lajmet se cilat ekipe janë favoritet për ta fituar trofeun këtë sezon.

Klubi më i trofeshëm evropian, Real Madridi eliminoi Atalantën, duke rezervuar vendin e tyre në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, shtëpitë e basteve nuk mendojnë se Los Blancos ka të ngjarë të fitojnë trofeun këtë sezon, duke i caktuar ata si favoritët e gjashtë për të ngritur trofeun.

Lexo po ashtu Parashikohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ‘short ferri’ për Liverpoolin dhe Real Madridin

Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich shihen si tre favoritët kryesor për të ngritur trofeun në Stamboll, ndërsa Reali ka rënë shumë larg këtij niveli.

Anglezët kanë kuotë 3.25 dhe shihen favorit kryesor, para PSG-së me kuotë 4.00 dhe Bayernit me koeficient 6.00.

Kuotat nga favoriti numër 1 deri tek 8

Gazeta Marca ka konfirmuar se Real Madridi ka kuotën 11 për të fituar trofeun, koeficient i cili është përpara vetëm Borussia Dortmundit dhe Portos.

Liverpooli me kuotë 8.00 dhe Chelsea me kuotë 9.99 bashkohen me tre klubet e lartpërmendura që shihet se kanë një shans më të madh për të fituar trofeun sesa Mbretërit. /Telegrafi/

Exit mobile version