Telegrafi

“Shtëpia është aty ku është zemra” – familja e Ritës blen shtëpi në Kosovë

Vera Ora dhe Rita Ora (Foto: Instagram/veraora)

Familja e Rita Orës vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me vendlindjen e tyre, Kosovë, saqë dëshirojnë që edhe gjeneratat e ardhshme ta vizitojnë vendin e origjinës.

Edhe pse jetojnë në Londër të Anglisë, ata kanë vendosur që të kenë një shtëpi të madhe në Kosovë për rastet kur do të qëndrojnë këtu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Njoftimin e ka bërë nëna e këngëtares së famshme, Vera Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër, është shumë me rëndësi për ne dhe fëmijët tanë/gjeneratat e ardhshme që të kemi mundësi ta vizitojmë qytetin tonë Prishtinën në Kosovë”, ka shkruar Vera në Instagram.

Këtë postim, ajo e ka shoqëruar edhe me fotografinë e shtëpisë që besohet se ndodhet në Bërnicë. /Telegrafi/