Telegrafi

Shtëpia e shkatërruar nga rusët nuk ua prishi ëndrrën, çifti ukrainas publikon fotografitë e dasmës në gërmadha

Në prag të dasmës së saj, shtëpia ku u rrit Daria në qytetin e Vinnytsia-s u shkatërrua nga një raketë ruse.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë dhe burrin e saj të anulonin dasmën, në mënyrë që të mos lejonin që armiku t’ua “grabiste” planet dhe të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Imazhet e dasmës së Darias të cilat janë publikuar në rrjetet sociale, e tregojnë atë që pozon me një fustan nusërie në rrënojat e shtëpisë së saj. /Telegrafi/