Lidhur me sulmet ajrore izraelit në Rafah ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë.
Nga ta është bërë e ditur se kanë “parë imazhe shkatërruese” që vinin nga qytetit në Gaza, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët amerikanë thonë se janë në bisedimet me IDF-në izraelite dhe partnerët në terren, me qëllim që të bëjnë vlerësime se çfarë ka ndodhur.
“Izraeli ka të drejtë t’i vihet pas Hamasit, dhe në e kuptojmë këtë sulm që vrau dy eprorë të lartë të Hamasit që janë përgjegjës për sulmet kundër civilëve izraelitë”, tha zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
“Por siç kemi qenë të qartë, Izraeli duhet të marrë çdo masë paraprake të mundshme për të mbrojtur civilët”, shtoi zëdhënësi. /Telegrafi/