Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Po na mbarojnë paratë dhe koha për të ndihmuar Ukrainën

Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Shalanda Young, paralajmëroi sot në një letër Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Mike Johnson dhe drejtuesit e Kongresit, se Shteteve të Bashkuara po i mbarojnë koha dhe paratë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Në tetor, administrata e presidentit Joe Biden i kërkoi Kongresit gati 106 miliardë dollarë për të financuar planet ambicioze për sigurinë kufitare të Ukrainës, Izraelit dhe SHBA-së.

Dhoma e Përfaqësuesve kontrollohet ngushtë nga republikanët, të cilët besojnë se financimi i Ukrainës është bërë politikisht i diskutueshëm, transmeton Telegrafi.

Në një letër të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Young vuri në dukje se ndërprerja e fondeve dhe dërgesave të armëve në Ukrainë, mund të rrisë gjasat e një fitoreje ruse.

“Dua të jem e qartë: pa veprim nga Kongresi, deri në fund të vitit neve po na mbarojmë burimet për të blerë më shumë armë dhe pajisje për Ukrainën, si dhe për të blerë pajisje nga rezervat ushtarake amerikane”, shkroi ajo.

“Nuk ka asnjë fond magjik me fondet në dispozicion në këtë moment. Ne jemi pa para dhe pothuajse pa kohë”, u tha ndër tjera.

“Nga mesi i nëntorit, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së kishte përdorur 97 për qind të 62.3 miliardë dollarëve në fondet shtesë që kishte marrë, kurse Departamenti i Shtetit kishte përdorur të gjitha 4.7 miliardë dollarë fondet e ndihmës ushtarake të alokuara për të”, shkroi Young.

Rreth 27.2 miliardë dollarë u shpenzuan për ndihma ekonomike dhe dhjetë miliardë të tjerë për ndihma humanitare. /Telegrafi/