Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë bën thirrje për një zonë demilitarizimi përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia

Pas raportimeve të shumta për bombardimin mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë në Zaporizhzhia të Ukrainës, ka reaguar Shtëpia e Bardhë.

Nga Uashingtoni kanë bërë thirrje për një zonë demilitarizimi përreth këtij centrali të shumëpërfolur bërthamor, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për një zonë demilitarizimi përreth Zaporizhzhia, në mënyrë që të shmanget një katastrofë bërthamore.

Lexo po ashtu Imazhet satelitore e dëshmojnë se ka pasur bombardime mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia, vërehen vrimat në kulmin e reaktorit

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se administrata e presidentit Joe Biden mbështet vizitën e udhëhequr nga një grup ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike IAEA në Zaporizhzhia.

Madje sipas tyre një fikje e kontrolluar e këtij centrali bërthamor, do të ishte opsioni më i sigurt në këto momente të vështira. /Telegrafi/

Exit mobile version