Përgjegjësia për dhunën dhe një numër të madh të vdekjeve sot në Gaza, drejtpërdrejt është Hamasi, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Roy Shah u tha gazetarëve se ushtarët izraelitë hapën zjarr dhe vranë dhjetëra palestinezë gjatë protestave të sotme përgjatë kufirit të Gazës dhe Izraelit, derisa zhvendosej ambasada amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, njoftoi AP.
Sipas Shtëpisë së bardhë, përgjegjës për organizmin e turmës dhe shkaktimin e vdekjeve është Hamasi.
Sot në kufirin mes Gazës dhe Izraelit janë mbajtur protesta të dhunshme nga palestinezët, kundër vendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, i cili veprim e njeh Jerusalemin si vend të Izraelit, për çka kundërshtohet nga Palestina. /kp/Telegrafi/