Site icon Telegrafi

Shtatzënia ndryshon tërësisht Bubulina Krasniqin (Foto)

Këngëtarja Bubulina Krasniqi tash e një kohë nuk po merret më me muzikë.

Ajo i është përkushtuar tërësisht jetës private, ndërsa pret që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë.

Duket se shtatzënia e ka ndryshuar shumë këngëtaren, kështu të paktën bën me dije një fotografi e publikuar nga Teuta në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një darkë familjare, pjesë e së cilës kanë qenë dy motrat me bashkëshortët dhe Tara, Bubulina vërehet ma barkun e rrumbullakosur, teksa duket mjaft e lumtur teksa pret që së shpejti të bëhet nënë.

Ajo duket shumë më ndryshe që nga koha kur ishte në skenë, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse mendon që në një të ardhme t’i rikthehet muzikës. /Telegrafi/

Exit mobile version