Në Ceilandia të Brazilit, një grua e ka zënë burrin, duke drekuar me dashnore.
Në hakmarrje për tradhtinë, gruaja që mbetet e paemëruar, ka hipur sipër veturës së zezë dhe ka kërcyer, duke i dëmtuar rëndë pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.
Pasi që e ka plasaritur xhamin e përparmë, ajo ka marrë një gurë dhe e ka thyer xhamin e pjesës së pasme.
Kalimtarët e rastit, derisa e kanë lutur të ndalojë, ajo i ka sharë dhe nuk është ndalur me dëmtimet.
Sipas dëshmitarëve, ajo ishte shtatzënë dhe shumë e mllefosur nga tradhtia. /Telegrafi/