Disa vatra zjarresh janë parë në afërsi të centralit bërthamor Çernobilit, kanë bërë të ditur zyrtarë të Parlamentit ukrainas.
Ukraina beson se janë shkaktuar nga artileria dhe granatimet ruse – dhe mbeten vetëm supozime për faktin se kjo zonë kontrollohet nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.
Është një “brengë e madhe se tymi radioaktiv mund të shpërndahet”, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.
Çernobili ka qenë në duart e rusëve pothuajse nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës, ku punonjësit e centralit bërthamor punojnë nën presionin psikologjik që ua shkakton ushtria ruse. /Telegrafi/
7 wildfires, likely caused by artillery shelling or arson, have broken out in the area surrounding the #Chornobyl NPP, @ua_parliament reports. The area is now controlled by the 🇷🇺 troops, so the fires are burning unchecked, raising worries that the radiation smoke could spread.
— SSSCIP Ukraine (@SSSCIP) March 22, 2022