Site icon Telegrafi

Shtatë shenjat që tregojë që mashkulli është i mirë në shtrat!

1. Jep dhurata të mira

Meshkujt zemërgjerë, janë zemërgjerë edhe në shtrat! – transmeton Telegrafi.

2. Interesohet për mendimin tënd

Nëse nuk tregon interesim se si ndihesh dhe çka mendon, cilësitë e tilla do t’i bart edhe në dhomën e gjumit.

3. Dëshiron të eksperimentojë me ushqimin

Apetiti aventurier do të mund të jetë tregues i prirjeve të tilla dhe në shtrat.

4. Di të vallëzojë

Llogaria është e thjeshtë: ritmi i mirë në podiumin e vallëzimit, lëvizje të shkëlqyeshme edhe në dhomën e gjumit.

5. Respekton edhe femrat tuaja në jetën e tij

Ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me nënën, është i kujdesshëm me motrat, vajzat e motrave madje edhe me miket tuaja. Për të është me rëndësi se çka mendojnë damat dhe dëshiron t’i impresionojë. Njësoj do të jetë edhe me ty.

6. Ushtron

Sa më shumë që ushtron, do të thotë edhe qëndrueshmëri më të madhe. Me fjalë të tjera, ai nuk ka probleme me punën e rëndë fizike, për të arritur qëllimin.

7. Nuk lavdërohet

Bandillët të cilët dëshirojnë të lavdërohen para të tjerëve për sukseset dhe aftësitë seksuale, zakonisht janë ata të cilët vetëm provojnë t’i shërojnë komplekset. /Telegrafi/

 

Exit mobile version